Pas fitores ndaj Sassuolos, Antonio Conte nuk mund të jetë ndryshe veçse i kënaqur, skuadra e tij po udhëton drejt titullit kampion, duke ndërprerë ciklin e jashtëzakonshëm të Juventusit, që triumfon që nëntë vite me radhë.
Trajneri i Interit natyrisht që e admiron arritjen e këtij objektivi, por që ka edhe shumë deri në fund të sezonit.
Me nëntë ndeshje të mbetura, Interi ka 11 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Milani dhe 12 më shumë se Juventusi.
“Do të ishte diçka e bukur t’i japësh fund mbretërimit të një skuadre që fiton prej 9 vitesh, por është e paevitueshme që nga tani e deri në fund të sezonit, do të ketë tension pasi topi peshon më shumë”, tha Conte.
Conte më pas foli edhe për dyshen, Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku, që kanë krijuar një partneritet të hatashëm, derisa pati edhe disa fjalë për të pakënaqurin, Alexis Sanchez, që nuk ka pasur shumë minuta as këtë edicion.
“Lautaro dhe Lukaku punojnë bashkë prej shumë kohësh, e dinë se çfarë pozicionesh duhet të mbajnë dhe e bëjnë shumë mirë, pasi lëvizin gjithmonë të sinkronizuar”, u shpreh Conte.
“Dua të vlerësoj edhe Alexis Sanchezin, nuk mund të them që po e penalizoj, pasi meriton të luajë edhe ai, por duke parë se çfarë bëjnë Lautaro dhe Lukaku ai është një alternativë e rëndësishme, Shihet kur hyn në fushë, ka karakteristika të ndryshme, është me teknik”. /Gazeta Express/
Rusia sulmon me dron shtëpinë e ambasadorit të Estonisë në K...
Të shtëna me armë zjarri në Hajvali, plagoset një person
Termokosi shpërndan faturat këtë fundjavë
Jehona e ndarjes nga Muri i Berlinit, ndjehet edhe sot në je...
NASA, ekspozitë për ndryshimet e vazhdueshme që përjeton Tok...
Emigrantët dalin nga qendra pritëse në Shëngjin – pritet të ...