KESCO ka nënshkruar sot një marrëveshje me Qatar Charity.
Kjo marrëveshje ka të bëjë më pagesën e energjisë elektrike për 866 familje më jetim. Ky subvencion vlen për një vit. Vlera totale e këtij subvencioni është 287.000 mijë euro, raporton arbresh.info
Më këtë rast, Naëaf Al- Hamad përfaqësuesi i Qatarit tha se është i lumtur që po vazhdojnë bashkëpunimin tash e 21 vite më Kosovën.
” Kam kënaqësinë t’ju përcjell përshëndetjet nga populli i Qatarit për Kosovën. Jemi të lumtur që kemi një bashkëpunim më Kosovën tash e 21 vite. Pjesëmarrja jonë sot ku përfitojnë gati 900 familje është një vazhdim i një sërë projektesh që kemi pas në Kosovë”.
E Ali Bin Hamad- Ambasador i Qatarit në Kosovë e Shqipëri tha se do të vazhdojnë edhe më tej të bashkëpunojnë me Kosovën.
” Sot jemi këtu për të nënshkruar këtë marrëveshje për t’i ndihmuar 866 familje. Shoqata jonë ka shumë projekte këtu në Kosovë. Sot zv. Ministër jam i lumtur që jeni këtu me ne. Ne jemi të përkushtuar që të kemi bashkëpunime më Kosovën”.
Ndërsa Ilir Abidi zv. ministër i Financave falënderoi për ndihmën.
” Ju falënderoj për kontributin që po jepni dhe ne do të jemi bashkëpunues”.
E Huseyin Özen – Drejtor i furnizimit në KESCO tha se do të vazhdojnë me bashkëpunim./arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç