Rihanna prezanton veshjet e saj të reja nga marka Fenty

14:48 | 8 Prill 2021
Arditë Shkodra

Rihanna festoi 52-vjetorin e lindjes së nënës së saj në një parti në Manhattan’s Meatpacking District të hënën në mbrëmje.

Ajo  u pa duke mbërritur në pikën e famshme Nobu në New York City, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja dhe biznesmenja u dallua me një xhaketë lëkure të butë të kuqe të ndezur duke e shoqëruar me xhinse blu të ndezura dhe këpucë të zeza.

Ylli u sigurua të mbante një maskë për fytyrën ndërsa drejtohej në restorant të shoqëruar nga siguria e saj.

Riri mbante disa bizhuteri ari për daljen e saj natën duke përfshirë disa gjerdanë dhe një orë luksoze.

Ajo përputhi me ngjyrën e xhaketës së saj një hije të kuqe buzësh dhe manikyrin që përputhej në thonjtë e saj.

Një xhaketë lëkure duket se është veshja e re e sipërmarrjes Fenty sepse nuk është paraqitja e saj e parë me këtë veshje me ngjyra tjera.

Ajo kishte veshur një xhaketë lëkure ngjyrë kafe me doreza të zbukuruara që i përkisnin partisë së 52-të të ditëlindjes së mamasë së saj Monica Brathwaite.

Bukuroshja Barbadiane është përsëri në bregun lindor pasi kaloi kohë në Los Angelos ku muajin e kaluar bleu 13.8 milion dollarë një rezidencë mahnitëse në Beverly Hills.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme