Google ADS

Sellma tregon hapur sa kushtoi grimi për presidenten

14:12 | 8 Prill 2021
L G

Grimerja e njohur kosovare, Sellma Kasumoviq përkujdeset për dukjen e shumë fytyrave publike.

Kësaj here ajo ka vendosur të përkujdeset edhe për dukjen e Presidentes së vendit, Vjosa Osmanin, shkruan arbresh.info.

Në publikimin që bëri së fundmi ku uroi Osmanin për postin e ri, ajo mori një koment të së cilës nuk hezitoi t’i përgjigjej.

 

“Kuku moj Selma paske me hanger buxhetin e Kosovës”, ishte komenti i ndjekëses së cilës ia mbylli gojën.

“Kontributi im është ndoshta modest, por grimi ( jo vetëm për këtë Presidente) është falas, u përgjigj ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme