Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në një deklaratë për mediat nga aeroporti i Rinasit ka njoftuar se nga mesdita do të rinisin fluturimet e domosdoshme, siç janë ato humanitare, politike, diplomatike etj.
Balluku po ashtu u shpreh se vaksinat që duhet të vinin mbrëmë dhe do të vijnë sot pasdite rreth orës 15:00. Ndërkohë për sa i përket fluturimeve për pasagjerë, do të rinisin nesër.
“Në këto momente do të nisin fluturimet esenciale, që janë fluturime humanitare, shëndetësore, diplomatike etj. Kemi arritur që me një përpjekje shumë të madhe të ruajmë sasinë e vaksinave që do të vinin mbrëmë. Vaksinat do të vijnë sot rreth orës 3 pasdite. Dua të njoftoj të gjithë qytetarët që nuk mund të kemi fluturime të aviacionit civil, por nesër do të ketë fluturime normale.”, tha Balluku.
Më tej ajo komentoi dhe grevën e punonjësve të Albcontrol, duke thënë se është një grevë e paligjshme./tvklan.al
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...