Nga dita e djeshme e deri më sot, në ambijentet e Drejtorisë së Policisë Tiranë janë shoqëruar rreth 24 kontrollorë të “AlbControll”.
Mësohet se 4 janë lënë të lirë pasi janë marrë në pyetje.
Avokati i kontrollorëve të trafikut ajror në Rinas, në një deklaratë për mediat nga Drejtoria e Policisë e Tiranës hodhi poshtë akuzat e Prokurorisë për “shpërdorim detyre” raporton Ora News.
Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës nuk është vonuar dhe ka filluar hetimet per situatën e ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.
Vepra penale për të cilën po hetohet është “shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Një ditë më parë vetë kryeministri Edi Rama kërcënoi me përgjegjësi penale për këdo që ka lënë detyrën, e cila sipas qeverisë, cënon sigurinë kombëtare,
Duke nisur nga pretendimet e maazhorancës për një grusht shteti Forcat e Armatosura dhe FNSH morën pasditen e djeshme kontrollin e të vetëm ndërkombëtar në vend.
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga