(Në këto kohë të pazakonta, kur po përballemi me Pandeminë COVID-19 – masat e izolimit, në pamundësi të organizimit të “Ditëve të Shqipes” – 2021, përveq homazheve të përvitshme, e rikujtojmë këtë luftë të madhe dhe sakrificë sublime, përmes këtij shkrimi).
Përgaditjën e planit operativ për thyerjën – heqjën, zhbërjen e kufirit të Kosharës, e ka karakterizuar ajo që quhet, mirëfillazi; planifikim, taktikë dhe strategji e fushëveprimit luftarak, që nga 98 ta e deri te përgaditja intensive operacionale disa mujore, përktësish dhënja e urdhërit për heqjen me luftë të kufirt me datën 09 prill 1999 në Koshare.
Realitetin e krijuar në zonën kufitare Serbia dhe Millosheviqi e kishte pranuar, që më nuk e kontrollonin pjesën e kufirit me Shqipërinë. Duke i parë llogaritë në terren, se çfarë rëndësie dhe çfarë pasoja për serbinë ka pasur ky veprim ushtarak; Lufta e Koshares, e tregon vetë fakti se pas 17 ditëve të ofenzivave intensive operacionale në kufi, të përpjekjeve për ta rikthyer sovranitetin, Serbia e pranoi se nuk e kontrollon më zonën kufitare të Kosovës me Shqipërinë, në territorin e gjerë të Koshares ku zhvilloheshin betejat, duke propaganduar se aty janë dislokuar forca të mëdha “terorriste shqiptare të UÇK-së në kombinim me forcat agresore të NATO së”.
– Kufiri zhbëhet – largohet me forcen e armës – kufiri Shqipëri-Kosovë, pas më shumë se 80 vjet”.
– Heqja e kufirit bën që të ndryshojë përgjithmonë kufiri administrativ i ish-Jugosllavisë, i cili tani nuk ekziston”.
– Krijohen korridoret e lira luftarake, më lirshëm të bëhet bartja dhe koordinimi i zjarrit artilerik dhe arsenalit ushtarak në zonat tjera të luftës, e në veçanti në zonën e tretë operative të Dukagjinit”.
– “Numri i ushtarëve të ushtrisë jugosllave në raport me numrin e forcave çlirimtare në betejën e Koshares ishte shumëfish më i madh.
– Koncentrimi i forcave armike konsiderohet të ketë qenë mbi 10.000 forca të gjalla, ushtarë, eprorë e mercenarë përgjatë brezit të kufirit, në rajonin e gjerë të Koshares”.
(MOBILIZIMI GJITHËKOMBËTAR, Stafi komandues – struktura ushtarake, fazat intenzive përgaditore, fillimi i operacionit në shkallë të gjerë, ritmet e betejës, zotërimi i pozicioneve dominante, përmast, ndërlikueshmëria, efektet taktiko-operative, ato të ndërveprimit luftarak e të efektit superior, aspektet logjistike, e drejta humanitare në respektimin e ligjeve të luftës, e formësojnë dhe lartësojnë këtë betejë; ‘BETEJA E KOSHARES’, Heqja me Luftë e Kufirit, si lufta e parë e zhvilluar në rajonin e gjerë të Koshares si Beteja më e madhe e luftës së UÇK-së)
1. FILLIMI I OPERACIONIT LUFTARAK në Koshare duke u zhvilluar në një intenzitet të lartë të luftimeve, duke marrë pozicionet strategjike të luftës, ato dominante të zotërimit të pozicioneve kritike të luftës, në perimetrin si; Kazerma Ushtarake e Koshares e njohur nga APJ si [Karaulla Koshare], Rrasa e Koshares, Zhares dhe Oplazit, Pikat dominante të lartësisë së Rasës së Zogut, Ujezëz – Gomureve, Maja e Kokës, Kërrshi i Yllit, pastaj Reparti Ushtarak Qafë Morinë; Pozicionet e ndërlikuara tek Vrojtoret, 7 Korriku, Shkoza, Shkalla e Radanit, Gusha e Botushës, Oaza e Shpella e Molliqit, Gryka e Morinës etj, tregojnë qartazi për një betejë të përmasave të një lufte të madhe, duke u ballafaquar në përballje të drejtpërdrejtë me një makineri shumë komplekse të fortifikuar të ushtrisë serbo-jugosllave, përfshi sulmet e sinkronizuara me këmbësori efektive, Komapania Tankiste e Motorizuar, Kompania “Beretat e Kuqe”, Batalioni 52 i Policisë Ushtarake, Batalioni Diverzanto Vëzhgues – Njësi të shumta elitare – paramilitare dhe mercenare; Topa goditës në distancë: “NORA”- shumë tytësh, “ORKAN” dhe “OGANJ”, sistemet kundër blindues: “MALUTKA” – “FAGOT”, helmet kimike të tipit Neuroparalitik – “VX” – “SARIN”, operacione manovruese tankiste, artileri të rëndë, aviacioni MIG 21, etj.
2. DIMENSIONET E ARTIT TË LUFTËS SË KOSHARES;
Operacionet luftarake, ritmet e betejës dhe çlirimi përfundimtarë, përbëjnë tërësinë e artit luftarak të kësaj lufte. Beteja e Koshares e cila në vehte ngërthente aspektin e ‘Luftës së Përparuar’, aspektin taktoko-operativ, aspektin unifikues, aspektin logjistik, aspektin humanitar e aspektin historik të saj, dëshmon për shumë dimensionalitetin e gjithë kësaj lufte, operacioni luftarak në shkallë të gjerë.
3. MOTIVI PËR LUFTË;
Betimi, unifikimi, plani operativ i detajuar, pozicioni startegjik i luftës, zotërimi i shpejt i pozicioneve dominante të luftës, epërsia në rezultat deri në fund të luftës së Koshares, e bëjnë këtë luftë me një tërësi betejash, Epope, luftë a betejë unike, një, të vetme më të pakrahasueshme dhe më të përgjakshme me betejat tjera të UÇK-së.
4. FAZAT PËRGADITORE;
Për luftë taktike dhe operative, aspektet e stërvitjeve luftarake nën kushte ekstreme të testimit paraprak, përjetimit në front, mbijetimit, misionet luftarake para operacionit, misionet ushtarake gjatë operacionit, luftimet shumë intenzive dhe dinamike që zhvilloheshin në kufi, përbënin sfidat e një operacioni kompleks luftarak në Koshare.
5. STAFI KOMANDUES USHTARAK;
Struktura komanduese e profilizuar me eprorë profesionist të shkolluar në akademi ushtarake, në gjini të ndryshme, përkatësisht të të gjitha llojve të armëve për luftë, e dallojnë ‘Betejën e Koshares’ prej çdo lloj organizimi strukturor luftarak brenda UÇK-së.
6. TENTIMET E APJ -SË USHTRISË;
Serbo-jugosllavët, për rikthim të territorit të çliruar do të ndërmerrnin operacone të sinkronizuara nga toka dhe ajri; Komanda e e operacionit luftarak të Koshares e zotëruar me epror ushtarak, riorganizimi, i pozicioneve luftarake, makineria ushtarake, paisjet dhe mjetet për luftë, njësitet dhe territori luftarak në 7 Km thellësi dhe 22 Km gjerësi të frontit – distancës së, luftës me goditje zjarri artilerik deri në 20 Km, përbëjnë, poashtu Betejën e Koshares unike në veprim, një, dhe të vetme; Epope, luftë a betejë me përmasat ndër më të mëdha të luftës së UÇK-së.
7. PAISJET LUFTARAKE;
Duke filluat nga (Thika, revolet, automatikët, pushkët, llojet automatike, mitrolezët, snjaperët deri në 12.7 mm, granata dore, mortaja krahu, RPG, Raketa hedhëst, Zola, Osa, Embrusi Gjerman, etj, armët artilerike të kalibrit: 60, 82,107, 120,160 dhe obusi 122mm, Armët Kundërajrore, topi kundërajror 20mm dhe TK 14.5 mm dhe municione të mjaftueshme. Armët e topave padridhje / pazbrapsje 75,82 dhe topit 122mm, Njësitë mbështetëse Tankiste, Uniformat, Peleriant, gjyksoret, mataret, gazmaskat, pakot e ushqimit për mbijetim, poashtu përbëjnë një dhe të vetme Betejën e Koshares të pakrahasuar të zhvilluar nga UÇK-ja.
8. GJITHPËRFSHIRJA KOMBËTARE, DHE, TË HUJAVE; Pjesmarrja masive e luftëtarëve nga të gjitha trojet etnike, e gjithë Europa, Amerika, Kanada e Australia. Pjesëmarrja e luftëtarëve tē huaj nga Franca, Anglia, Gjermania, Turqia, Algjeria etj, poashtu e shëndrrojnë Betejën e Koshares në një nga betejat, të vetme më unike të UÇK-së
#PËRFUNDIMISHT, Lufta e Koshares, shënon misionin më kompleks luftarak i ndërmarrë rrafshin ushtarak në shkallë të gjerë, që nga dita (D) 09.Prill 1999 në Koshare. Është lufta më e madhe e zhvilluar në disa beteja si tërësi e operacioneve të ndërlikuara luftarake. Është beteja më e përgjakshme luftarake, me 114 Dëshmorë, të gjithë [Heronjë të Kosovës], qindra të plagosur dhe mijëra luftëtarë në ftont, përkatësisht operacioni më i madh luftarak i UÇK-së, i realizuar fillimisht nga Grupi i Tretë Operativ, [G-III ], përkatësisht Brigada 138 “AGIM RAMADANI”- Zona Operative e Dukagjinit.
Andaj lufta e Koshares si tërësi dhe dëshmorët e saj në veçanti do të mbesin simbol i pietetit të lartë dhe nderit të kombit shqiptar duke u kurorëzuar në bërjen e shtetit të pavarur të Kosovës.
Dr. Bahri M. Gashi,
(Veteran-Invalid i UÇK – së. Grupi i parë i ditës [D] – 09 Prill 1999 – Forcë thyerëse e zhbërjes me luftë të Kufirit në Koshare)
Prishtinë, 08.Prill.2021
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...