Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka shpjeguar aksionin simbolik të organizuar nga subjekti i tij në orët e vona të mbrëmjes së sotme.
Molliqaj ka shpjeguar se pse e kanë etiketuar Ministrinë e Shëndetësisë, Arben Vitia, me nofkën “Dr. Hipokriti”, shkruan Indeksonline.
“Dr. Hipokriti sepse: Në vend të një etike të re, një përkushtimi për profesionin dhe qytetarin, ministri Vitia shkeli secilën rregull të pandemisë, duke rrezikuar jetën e qytetarit. Me këtë rast, ai shkeli BETIMIN E HIPOKRATIT. Pas kësaj, nuk mbetet asgjë më tepër sesa një hipokrit”, shkruan ai.
Ndër të tjera ai ka shkruar se le t’i rezistojmë një rendi që jetën e qytetarit e sheh vetëm në dobitë të përjetësimit të vetes.
Molliqaj tha gjatë aksionit se vendimi për masa erdhi pas zgjedhjes së Presidentes dhe se nuk do të merrej po të dështonte zgjedhja e saj.
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia