Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij është i vendosur të zhvillojë marrëdhënie me vendet e botës në bazë të të drejtave dhe drejtësisë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Sidomos në vendet me të cilat kemi marrëdhënie të ngushta, të tilla si Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Irani, vendet e Azisë Qendrore dhe bota arabe, ne jemi të vendosur të zhvillojmë marrëdhëniet tona me të gjithë në bazë të të drejtave dhe drejtësisë”, tha Erdoğan në kryeqytetin Ankara para grupit parlamentar të partisë së tij, asaj për Drejtësi dhe Zhvillim (AK).
Erdoğan përsëriti se gjatë dy dekadave të fundit numri i misioneve të huaja të Turqisë në të gjithë botën është rritur ndjeshëm, duke u rritur nga 163 në vitin 2002 në 251 këtë vit.
“Ne jemi duke punuar në mënyrë aktive për të gjetur një zgjidhje të përhershme në çdo rajon krize nga Siria në Libi, nga Mesdheu Lindor në Egje, nga Qiproja deri në Karabak”, tha ai.
Erdoğan shtoi se Turqia vazhdon të “bëjë çdo përpjekje që fqinji ynë Siria të arrijë një klimë paqeje, besimi dhe stabiliteti bazuar në integritetin territorial dhe unitetin kombëtar”.
Siria është shkatërruar nga lufta civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Assad-it shtypi protestuesit pro-demokracisë.
Qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë të tjerë janë zhvendosur, sipas vlerësimeve të OKB-së.
Turqia ka qenë prej kohësh një lojtar kryesor në iniciativat e paqes, duke përfshirë procesin e Astanës dhe përpjekjet e armëpushimit me Rusinë.
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...