Hungaria mbështetë integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian

20:31 | 7 Prill 2021
L G

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pranuar letër urimi nga kryetari i Kuvendit të Hungarisë, László Kövér, me rastin e zgjedhjes në krye të legjislativit të vendit.

Në letrën e tij, kreu i parlamentit hungarez i ka konfirmuar kryetarit Konjufca mbështetjen e Hungarisë për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian./arbresh.info/

Letra e plotë:

“I nderuar z. Kryetar,
Ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta dhe dëshirat më të mira për zgjedhjen tuaj në pozitën e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Unë konsideroj se bashkëpunimi ndërparlamentar është një element i rëndësishëm për marrëdhëniet e mira ndërmjet Hungarisë dhe Republikës së Kosovës, dhe patjetër mund të mbështeteni në mua kur bëhet fjalë për zhvillimin e mëtutjeshëm të këtyre lidhjeve.
Gjithashtu, dëshiroj t’ju sigurojë për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë dhe ju dëshiroj shëndet të mirë në punën tuaj të përgjegjshme”, thuhet në letrën e urimit të kryetarit Kövér.

Të ngjashme