Google ADS

Peshkaqeni “frikëson” të gjithë në qytetin grek

19:19 | 7 Prill 2021
L G

Një peshkatar grek ka filmuar një peshkaqen gjigant duke notuar në Porto Germanos, rajon ky i “vërshuar” nga turistët.

Edhe pse pamjet ishin mbresëlënëse, shumë kënd i kanë frikësuar tej mase, transmeton telegrafi.

Megjithatë ekspertët e kësaj fushe kanë kërkuar nga qytetarët dhe turistët të mos kaplohen nga paniku dhe frika.

Bëhet fjalë për një lloj peshkaqeni të kaltër, i cili nuk është i rrezikshëm për njerëzit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme