Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar ndaj refuzimit të vaksinave nga Shqipëria nga Qeveria Kurti.
Përmes një postimi në facebook, Deliu ka thënë se Qeveria e Vetëvendosjes duhet të ketë prioritet shëndetin publik para fushatës së saj në Shqipëri, raporton arbresh.info
Postimi i plotë:
Qeveria e Vetëvendosjes duhet të ketë prioritet shëndetin publik para fushatës së saj të pakuptimë në Shqipëri. Arsyetimet politike mbi një interes shëndetësor zakonisht janë banale. Para se të refuzonte gjenerozitetin e Qeverisë shqiptare për vaksinimin e mësuesëve, Qeveria do të duhej të zhvillonte një debat transparent dhe pa ngarkesa politike me profesionistët shëndetësor, në mënyrë që edhe qytetarët të kenë një pasqyrë të qartë.
Po ashtu, mbetet e pakuptimtë mungesa e një mendimi profesionistë nga IKSHPK mbi refuzimin e vaksinimit të mësuesëve me dozat e ofruara nga shteti shqiptar. Përpjekja për t’u treguar parimor mbi kurriz të tjetrit është hipokrizi! Në vend të vendimit arbitrar të mbështetur mbi interesa partiake, Qeveria duhet të inicojë një konsultim të hapur me profesionistët shëndetësor vendor dhe ata të Shqipërisë, për të konkluduar një vendim të arsyeshëm dhe mbi të gjitha në interes të shëndetit të përgjithshëm publik.
Qeveria nuk ka nevojë të ndjehet e ngarkuar nga perceptimet për prejardhjen e vaksinave, por t’u besojë rekomandimeve të profesionistëve shëndetësor dhe t’u përgjigjet kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Pa një diskutim profesional dhe publik me gjithë akterët kompetentë, vendimi mbetet diskutabil.
Vaksinimi i popullatës dhe hapja duhet të jenë prioritet i Qeverisë, por jo mbyllja e izolimi përbrenda dhe nga jashtë./arbresh.info/
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë