Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria Kurti që ta rikthej në Kuvend Ligjin për paga.
Në një konferencë për media Haradinaj e ka quajtur ligj “jetik” derisa ka kërkuar nga Albin Kurti që ta rikthejë në Kuvend.
“Ligji i pagave është ligj bazë që është punu mbi 10 vite. Për me u arrit deri te ky ligj, u dashtë mjaft punë. Kërkojmë prej qeveris ta rikthejë në procedurë këtë ligj dhe ta kthejë në Parlament e të japim mbështetje për këtë”.
E ai që kishte filluar këtë proces dhe kishte punuar, Besnik Tahiri, që në atë periudhë ishte zv.kryeministër e tash shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, tha se nëse ky ligj me të gjitha amandamentet e punuara vije në Kuvend, grupi i AAK-së, do ta mbështesë.
“Ne kemi punu që ky ligj të jetësohet. Pabarazia në paga ka qenë prezent. Ne kemi edhe një vendim të gjykatës që nuk e konteston ligjin që Qeveria Haradinaj e ka dërgu në Kuvend, por e ka kontestu disa riorganizime që janë ba në tabelën e pagave. Kërkoj të vazhdoj rregullimin e pagave përmes këtij ligji. Kërkojmë që në programin e tyre qeveritar të inkorporohet buxhetimi i këtij ligji. Dhe, e treta, ato amandamentime që janë dhënë nga gjykata të vinë në Kuvend. Qeveria do ta ketë mbështetjen e grupit të AAK-së për këtë ligj”.
Ndërsa, Fatmir Gashi nga kjo parti tha se Qeveria e Haradinaj në atë kohë kishte grumbulluar mjete dhe se buxheti i Kosovës në atë periudhë kishte performuar më së miri./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...