Më 8 prill në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, sportistët Agim Agushi dhe Bujar Ajeti do të tentojnë të sfidojnë rekordin e Guinness në disiplinën “Zhonglimi i topit të futbollit në çifte”.
Kjo tentativë vjen pas rekordit momental të Guinness në kohë prej 32 minuta e 11 sekonda, i cili u arrit më 7 mars të vitit 2020, po ashtu nga Agim Agushi, derisa në qift ishte bashkë me Leotrim Agushin.
Agim Agushi, i cili tashmë është i njohur për rekordet e tij në Guinness në disiplina të ndryshme, i është mirënjohës për përkrahjen shtëpisë më të madhe të futbollit në vend./arbresh.info/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...