Përgjigja e Haradinaj kur e lusin të vaksinohet n’Shqipëri

13:30 | 7 Prill 2021
Arditë Shkodra

Nuk do e lejojmë që të ikë nga përgjegjësia kryeministri, Albin Kurti.

Kështu ka thëne në një konferencë për media, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

Haradiaj tha se po i propozojnë tema më të cilat duhet të mirret Qeveria pasi që pe shohim që nuk është e përgatitur.

” Na do e ndihmojmë dhe s’do e lejojmë të ikë prej përgjegjësisë si herën e parë. Dëshirojmë më e ndihmu në këtë kohë pandemie e kemi pa se kanë ardh të pa përgatitur pasi që ende se kanë paraqitë planin qeverisës ata edhe po i japim tema”.

Gjithashtu para mediave Haradinaj ka treguar edhe arsyen e mos marrjes së vaksinës.

“Unë se kom marr vaksinën. Kam qenë në Shqipëri, më kanë lutë a do më marr i kam thanë jo, deri sa të vaksinohet gjysma e popullit tim. Duhet të kërkojmë ndihmë nga Amerika për vaksina dhe s’duhet që mjekët e mësuesit tanë të shkojnë në Shqipëri të vaksinohen pasi duhet të vinë vaksinat në Kosovë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme