American School of Kosova organizon për herë të katërt Olimpiadën e Diturisë, aktivitet me të cilin synohet nxitja e mësimnxënies, duke ofruar zbavitje, garim dhe shpërblime.
Në Olimpiadë përfshihen nxënësit nga klasa e Vll-të deri në klasën e lX-të të shkollave publike të Kosovës.
Qëllimi i Olimpiadës është inkurajimi i nxënësve për ta zhvilluar vetëbesimin dhe të fitojnë aftësi dhe guxim të nevojshëm për tu përballur me sfidat e konkurrencës në të ardhmen, transmeton, KP.
Me këtë rast do të shpërndahen bursa për nxënësit më të mirë, bursat do të fillojnë nga 20%, 30% dhe 50% për shkollim në American School of Kosova.
Në lëndën e matematikës gara zhvillohet në mënyrë interaktive, kurse në gjuhën angleze do të jetë në formë të debatit me tema nga kultura të përgjithshme. Garat do të mbahen me datën 31 Mars- lënda e matematikës dhe 1 Prill- gjuha angleze.
Olimpiada e diturisë fillon nga ora 10 dhe mbahet në amfiteatrin e American School of Kosova (tek ndërtesa e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve)./Arbresh.info/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...