Atdheu dhe Antonela kapen “mat” jashtë “Përputhen” /FOTO

10:33 | 7 Prill 2021
Arbresh.info

Atdheu u rikthye në studion e “Për’puthen” dy ditë më parë duke thënë se i kishte munguar studio.

Antonela pranoi se ende ka pëlqim për Atdheun, ndërsa ai u shpreh se për dashuri i thyen rregullat.

“Kam ardhur në emision dhe ke qenë një ndër pëlqimet e mia kryesore dhe nga krenaria që kemi të dy nuk kemi dalë kurrë bashkë. Gjithsesi pëlqimi ka mbetur dhe sot. Kur kam ardhur tek lokali kam ardhur për respektin që kisha për ty dhe për pëlqimin. Kur më the që po të coj në shtëpi, e kisha besën.

Ti u afrove i pari si mashkull, por nuk e prisja dhe ngaqë është një nga rregullat e emisionit që nuk duhet të takohemi e puthemi”, u shpreh ajo.

Pas deklaratës së Antonelës, Atdheu dhe konkurrentja mendohet të kenë kaluar ditën bashkë dje. Fotografitë në Instagram i nxorën zbuluar, ku të dy kanë publikuar foto e video nga Saranda.

Atdheu ka publikuar video nga natyra e Sarandës, ndërsa Antonela video duke pozuar pranë detit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme