Një vajzë nëntë vjeçare telefonoi 911, një numër i përdorur në SHBA në raste urgjente, pasi babai i saj vrau tre njerëz në Brooklyn të hënën në mbrëmje dhe më pas bëri vetëvrasje. Mes viktimave është nëna e vajzës.
Policia iu përgjigj thirrjes dhe erdhi në ndërtesën e apartamentit të vajzës në orën 11:30. Në korridorin e ndërtesës u gjetën të vrarë dy persona, ndërsa personi i tretë u gjet në dhomën e ndjenës.
Të gjithë u shpallën të vdekur, shkruan NBC Neës.
Emrat e viktimave nuk u njoftuan, por autoritetet thanë se njëra prej tyre ishte një adoleshente. Dy viktimat e tjera janë një 20 vjeçar dhe një 45 vjeçar.
Policia gjeti trupin e një personi të armatosur 46-vjeçar i cili bëri vetëvrasje në një park pranë ndërtesës. Autoritetet thanë se dy armë zjarri u gjetën pranë trupit të tij.
Motivi i vrasjes nuk është bërë i ditur, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
SHBA është duke u tronditur nga vrasjet në kohët e fundit./arbresh.info/
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës