Osmani: Edhe për SHBA-në është e rëndësishme që rajoni të jetë pjesë e BE-së

23:55 | 6 Prill 2021
A. B.

Do të ketë angazhim më të madh të SHBA-së, por kjo nuk do të thotë presion për njërën apo palën tjetër.

Por mendoj se është e rëndësishme që miqtë të jenë këtu, sepse qëllimi është i përbashkët. Edhe për SHBA-në është e rëndësishme rajoni të jetë pjesë e BE-së. Kështu është përgjigjur kryediplomati Bujar Osmani në intervistën e tij të fundit, për tv21, në pyetjen gazetareske se a do të ndihmojnë SHBA-të në kontestin me Bullgarinë.

“Kisha takim me Blinken në Samitin e NATO-s, dhe tashmë vërehet angazhimi i SHBA-së, dhe ky angazhim është i rëndësishëm. Ne jemi shëmbull si një sinergji në raportet e SHBA dhe BE jep zgjidhje të qëndrushme”, ka thënë mes tjerash Ministri Osmani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme