Është finalizuar dhe proceduar në Qeveri koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ky dokument i hap rrugë hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
“Sapo finalizuam dhe e proceduam në Qeveri koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, i cili i hap rrugë hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme”, ka shkruar Haxhiu.
Haxhiu ka thënë gjithashtu se lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë, duke u zotuar se do ta fuqizojmë bazën ligjore kundër korrupsionit si dhe do të fuqizojmë kapacitetet e institucioneve të drejtësisë në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar e korrupsionit./RTK/
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor