Pandemia rrit varfërinë në Itali

23:38 | 5 Prill 2021
Trina Galanxhi

Që nga fillimi i pandemisë, numri i italianëve që konsideron të varfër është rritur në 1 milion.

Gazeta italiane “Il Manifesto” raporton se tani 5.2 milionë njerëz nuk kanë mjatueshëm të ardhura as për nevojat elementare, transmeton portali arbresh.info

Rritja e varfërisë është pasojë e krizës ekonomike që pasoi për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe gazeta thekson se numri i të varfërve me siguri do të rritet kur dekreti qeveritar që ndalon shkarkimet dhe dëbimet e qiramarrësve për shkak të krizës.

Italia është një ndër vendet më të goditura që nga fillimi i pandemisë.

Vendi vazhdon të mbetet të izoluar për herë të tretë për shkak të rasteve në rritje me infeksionet Covid-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme