Google ADS

Vazhdojnë rastet pozitive me COVID-19 të lojtarëve që ishin të grumbulluar me Kombëtaren e Italisë

23:01 | 5 Prill 2021
A. B.

COVID-19 po zgjerohet gjithnjë e më shumë te kombëtarja italiane.

Një tjetër futbollist që ishte pjesë e grumbullimit të përfaqësueses së kaltër për ndeshjet e muajit mars ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ai është Alessio Cragno, portieri i Cagliarit. Klubi sard e ka monitoruar me kujdes gjendjen e “gardianit” 26-vjeçar, i cili kreu tamponin ditën e djeshme.

Testi ka rezultuar pozitiv dhe Cragno ka nisur menjëherë karantinën.

Kujtojmë që pozitivë në ditët e fundit kanë dalë edhe emra si Leonardo Bonucci i Juventusit, dyshja e PSG-së, Marco Verratti dhe Alessandro Florenzi, dhe Vincenzo Griffo i Freiburg.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme