Sipas Sportmediaset, Juventusi do ta shkarkojë Andrea Pirlon nëse Zonja e Vjetër humb nga Napoli. Mirëpo, kush do të mund ta zëvendësonte ish-mesfushorin italian?
Bianconerët janë eliminuar nga Liga e Kampionëve në të tetën e finales, kanë mbetur jashtë garës për titullin e Serie A dhe nuk e kanë të sigurt kualifikimin në garën evropiane për sezonin e ardhshëm.
Ata do të luajnë ndaj Napolit të mërkurën në ndeshjen e mbetur, ndërsa dy skuadrat kanë pikë të barabarta dhe në rast të humbjes, Juve do të dilte edhe nga top-katërshja dhe kjo do të nënkuptonte edhe shkarkimin e trajnerit.
La Repubblica raportoi në javën e kaluar se asistenti i Pirlos, Igor Tudor, mund të angazhohet si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit.
Massimiliano Allegri po ashtu është përmendur si një opsion për t’u rikthyer te kampioni italian, mirëpo ai nuk ka raporte të mira me drejtorët Pavel Nedved dhe Fabio Paratici, të cilët e nxitën shkarkimin e tij në vitin 2019.
Sidoqoftë, strategu italian ka marrëdhënie të mira me presidentin Andrea Agnelli, me të cilin u takua në fundjavën e kaluar në Forte dei Marmi.
Sportmediaset, në anën tjetër, raporton se tifozët e Juves ëndërrojnë që Zinedine Zidane ta marrë drejtimin e skuadrës, mirëpo trajneri i Real Madridit nuk mund ta drejtojë Zonjën e Vjetër së paku deri në fund të sezonit aktual për shkak të detyrimeve ndaj Los Blancos.
Gian Piero Gasperini, Simone Inzaghi e Luciano Spalletti, janë emra të tjerë që përmenden si zëvendësues eventual të Pirlos, por vetëm pasi të mbarojë edicionin 2020/2021. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...