Sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, mësimi në institucionet Universitare do të mbahet tërësisht në formë online që nga data 6 deri më 18 prill.
Në vendimin për masat e reja kundër COVID-19, është vendosur gjithashtu që të pezullohen konviktet dhe menza e studentëve, vendim për të cilin Parlamenti Studentor është kategorikisht kundër.
“Parlamenti Studentor është kundër mbylljes së konvikteve, sepse ne konsiderojmë se qëndrimi i vetëm një studenti në dhomë nuk sjellë rrezikshmëri të madhe, ndërkaq studentët mund të ushqehen me opsionin MERR ME VETE (takeaway). Duke e pasur parasysh edhe përvojat jo të mira nga viti i kaluar, ne konsiderojmë që mbyllja e konvikteve nuk është e nevojshme”, thuhet nga Parlamenti Studentor.
Sipas këtij Parlamenti, institucionet përgjegjëse nuk janë konsultuar fare me përfaqësuesit e studentëve dhe Qendrën e Studentëve, gjë që sipas tyre, do të duhej bërë për të marrur vendime të tilla.
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor