Google ADS

50-vjeçari dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës

17:18 | 5 Prill 2021
A. B.

Një 50-vjeçar është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Gjakovës, viktima është parë i shtrirë në oborr. Teksa i njëjti ka pasur një lëndim në kokë.

Sipas familjarëve nuk ka pasur telashe me askënd dhe nuk kanë dyshime në dikë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Datë 05.04.2021 në Spitalin Rajonal Gjakovë është njoftuar Stacioni policor -Gjakovë se nje person i vdekur eshte derguar nga vëllau dhe djali i tij. Patrulla iu ka përgjigjur rastit. Sipas mjekut viktima ka arritur në spital pa shenja jete dhe ka një lëndim ne kokë. Deshmitaret – familjaret e viktimës kanë deklaruar se të njejtin e kanë gjetur të shtrirë në oborr poshtë ballkonit të katit të parë nga dhoma e fjetjes (në lartësi rreth 3 metra). Në vendngjarje (shtëpinë e viktimës) kanë dalur patrullat policore.

Sipas familjarëve nuk ka pasur telashe me askënd dhe nuk kanë dyshime në dikë.

Eshtë njoftuar prokurori kujdestar me urdhër të tij rreth orës 11:20 trupi i pajetë është tërhequr nga mjekësia ligjore për tu dërguar ne obduksion. Viktima e moshes 1971 nga fdhati Lipovec.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme