Ora policore, orari i gastronomisë, masat e reja që pritet të merren

14:54 | 5 Prill 2021
arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ora 15:00 do të mbajë mbledhje me ministrat, ku edhe do të merren masat e reja anti-Covid.

Në mesin e masave të reja pritet të jetë ndalimi i qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në raste urgjente.

Institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në “online” nga 12 deri më 18 prill, ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill.

Të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetimin për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë.

Po ashtu, pritet të mbyllen qendrat tregtare nga 6 deri më 18 prill. Shërbimet e gastronomisë do të mbyllen, por do të lejohen të punojnë me shërbimin “Take away”.

Transporti publik pritet të lejohet të punojnë me 50 për qind të kapacitetit. Pritet të mbyllen fitneset, lejohen vetëm në ambiente të hapura.

Ndërsa bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç:

– Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;

-Gjatë vrapit dhe çiklimit;

-Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme