Vullnetarisht pasurojnë dhe mbajnë gjallë folklorin me valle.
Në çdo paraqitje vendore e ndërkombëtare ata kanë renditur çmimet nëpër manifestimet e tyre.
Por, talentet e tyre i paraqesin edhe përmes pianos dhe këngëve popullore.
“Unë e kom përfundua fakultetin muzikës dhe rusisht i kom pas disa shoqe edhe shok këtu në ansambël edhe jo mardh vullnetarisht jomë bashkëngjit”, thotë Kastriot Zeqiri udhëheqë i ansamblit të këngëve dhe valleve “Kemajl Azizi”.
100 anëtarët e ansamblit nga Vitia kanë gjetur përkrahje të madhe nga drejtori Arsim Abazi.
“Javën e kaluar jemi pranuar në organizatën botërore të folklorit dhe jemi përfaqësues për Kosovë”.
Vitin e kaluar shteti Grek ka njohur simbolet e Kosovës shkaku i pjesëmarrjes së ansamblit të këngëve dhe valleve “Kemajl Azizi”.
Shumë vite brenda ansamblit “Kemajl Azizi” është edhe Burhan Nebiu.
“Që 10 vite gati jomë pjesë e ansamblit dhe jemi vullnetarisht këtu marrim pjesë”.
Ndonëse shtete të ndryshme nuk vazhdojnë ta njohin Kosovën si shtet, krahas sportit duket se kultura është ajo që po triumfon./arbresh.info/
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës
Kryetari i Zveçanit, reagon pas sulmit me granata dore në ob...
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...