Një grua ka vdekur dhe pesë të tjerë, përfshirë një 4-vjeçar, u plagosën nga të shtënat me armë në një park në Birmingham, Alabama, të Dielën e Pashkëve, tha policia.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, oficerët iu përgjigjën një thirrje për të shtëna në Patton Park rreth orës 19:00, ku qindra njerëz ishin mbledhur, Sgt i Policisë së Birmingham, Rod Mauldin tha në një konferencë për shtyp.
Zyrtarët besojnë se incidenti filloi me një debat “midis një grupi meshkujsh” dhe kishte “disa të shtëna”, tha Mauldin.
Një grua 32-vjeçare u gjet e qëlluar për vdekje në ulësen e pasme të një makine në park, tha Mauldin.
Nuk ka asnjë të dyshuar në paraburgim në këtë kohë, tha Mauldin.
“Ky park ishte plot me njerëz, plot me familje dhe ne e dimë që njerëzit i panë gjërat sot”, tha Mauldin, duke u lutur për këdo që kishte informacion të thërriste policinë. /Telegrafi/
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...