Sot do të protestohet para rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Protestuesit kërkojnë përjashtimin e Ardian Kastratit, nga ky universitet për shkak të fyerjeve indirekte dhe gjuhës seksiste që përdori të dielën pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit si presidente.
Ai nuk e ka lidhur direkt postimin e tij në Facebook me Vjosa Osmanin, por që reagimet kanë qenë të ashpra, pasi deklarimet koincidonin me kohën e zgjedhjes së Osmanit.
Për këtë arsye është paralajmëruar edhe protestë sot për në ora 11:00.
“Pas një konsultimi të aktivistëve, u vendos që nesër me fillim nga ora 11:00, në oborrin e rektoratit të UP-së mbahet protesta simbolike dhe tubimi përgatitor për fillimin e protestave me qëllim të ndërprerjes së gjuhës seksiste nga stafi akademik i UP-së, konkretisht përjashtimit të Ardian Kastratit nga UP ku ai është profesor. Seksizmi nuk do të financohet nga taksapaguesit”, shkroi Rron Gjinovci në Facebook, i cili udhëheq Organizatën për Rritjen e Cilësisë në Arsim.
Kastrati, që njëherit është edhe deputet i PDK-së, ligjëron në Fakultetin e Filozofisë, dhe aktualisht është duke vazhduar studimet e doktoraturës në Kroaci./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...