Shtetet e Bashkuara kanë administruar më shumë se 165 milion doza të vaksinave kundër koronavirusit deri të dielën në mëngjes, ndërsa në vend janë shpërndarë afro 208 milionë doza, thuhet në njoftimin nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Shirat janë rritur nga dita e djeshme pas njoftimit nga CDC për 161,688,422 doza të injektuara dhe 207,866,645 të shpërndara nëpër qendra vaksinimi.
CDC thotë se 106,214,924 njerëz kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës, ndërsa 61,416,536 janë vaksinuar plotësisht, deri të dielën.
Të dhënat nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve përfishijnë vaksinat nga Moderna, PfizerBioNTech si dhe vaksinën me një dozë nga Johnson&Johnson. Shifrat tregojnë të dhënat deri në orën 6 të mëngjesit të ditë së dielë.
Një total prej 7,742,126 dozash janë injektuar në institucionet e kujdesit afatgjatë, njoftoi CDC./VoA/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation