Sikur zgjedhjet të mbaheshin të dielën e ardhshme në Gjermani, unioni CDU/CSU do të ishte humbësi më i madh i zgjedhjeve. Sipas trendit aktual të televizionit të parë gjerman, ARD, të cilin e përmblodhi instituti i hulumtimit të opinionit infratest-dimap, mbështetja e këtyre dy partive ka rënë me gjashtë përqind krahasuar me muajin mars. Partitë CDU dhe CSU kanë rënë tani në nivelin ku ishin në fillim të pandemisë Corona, me 27 përqind.
Markus Söder përfiton, Armin Laschet shënon rënie
Kryeministri bavarez dhe shefi i partisë CSU Markus Söder si dhe kryeministri i Renanisë Veriore Vestfalisë, shefi i CDU-së Armin Laschet qëndrojnë aktualisht në polet të kundërta në luftën kundër pandemisë. Söder dëshiron të ndërmarrë veprime të ashpra, ndërsa Laschet po lëkundet dhe tani gjatë kohës së Pashkëve do të saktësojë mendimin për veprimet që do të ndërmerren në luftën kundër pandemisë. Sipas ARD-Deutschlandtrend, Laschet me këtë politikë nuk do të përfitojë shumë mbështetje nga qytetarët.
Ndërsa Laschet ka shënuar rënie në vota me 3% krahasuar me muajin mars, Söder ka shënuar një rritje të vogël. Bavaria ka ashpërsuar masat në luftën kundër pandemisë me ndalimqarkullim dhe kontrolle policore në pikat më të nxehta, me nivelin më të lartë të infektimeve. Kohët e fundit është shtuar numri i qytetarëve që mbështesin masat edhe më të rrepta kundër pandemisë. Numri i atyre që duan masa më të rrepta është rritur në 48 përqind, pra +16 krahasuar me marsin. Vetëm 24 përqind (-14) ende mendojnë se masat e deritanishme mjaftojnë.
2/3 për lockdown
Shumica e gjermanëve e kanë mbështetur idenë e mjekëve të kujdesit intensiv, të cilët bëjnë thirrje për një bllokim edhe më të rreptë për të parandaluar përhapjen e shpejtë të virusit Corona dhe mbingarkimin e spitaleve. Dy të tretat e pjesëmarrësve në sondazhe mbështesin këto masa. Mjekët kërkojnë kufizimin e jetës publike për dy deri në tre javë. Epidemiologët dhe virologët supozojnë se vala e tretë e infektimeve do të godasë Gjermaninë me një fuqi më të madhe se deri tani. Edhe kancelarja Angela Merkel angazhohet për forcimin e kufizimeve. Por deri tani ka hasur në rezistencë tek shumë kryeministra të landeve.
Kritikat ndaj qeverisë
Rrallë herë kanë qenë kaq jo unikë qeveria federale dhe qeveritë e landeve në qëndrimet për kursin që duhet mbajtur në këtë kohë pandemie. Mosmarrëveshjet dhe grindjet në seancën e fundit janë shoqëruar me kritika nga qytetarët. Në fillim të pandemisë, pak më pak se 80 përqind e qytetarëve ishin të kënaqur me menaxhimin e krizës nga ana e qeverive, por tani kjo mbështetje ka rënë në vetëm 19 përqind. Të tjerët e shohin me sy kritik punën dhe veprimet e qeverive federale dhe atyre të landeve.
Ndryshe nga dy muaj më parë, pakënaqësia është shtuar edhe tek vet mbështetësit e partive CDU dhe CSU, por edhe tek zgjedhësit e partisë ekologjiste. Pakënaqësia tani mbizotëron në fakt tek të gjitha kampet politike.
Testet, vaksinimi, ndihmat financiare
Dallime të mëdha ekzistojnë edhe lidhur me organizimin e menaxhimit të krizës. Qytetarët mendojnë se qeveritë nuk janë duke shfrytëzuar si duhet mekanizmat që kanë në dispozicion për të luftuar pandeminë. Qytetarëve u mungon besueshmëria dhe qartësia në menaxhimin e krizës. 78 përqind ankohen se qeveria federale ka premtuar vazhdimisht më shumë gjatë pandemisë, sesa që ishte në gjendje t’i realizojë. 68 përqind besojnë se është bërë shumë pak për më të rrezikuarit gjatë pandemisë.
Ndërsa 63 përqind prej tyre thonë se më nuk janë në gjendje të përcjellin të gjitha gjërat dhe rregullat për ato se çfarë lejohet e çfarë ndalohet. Më në fund, 62 përqind e të anketuarve mendojnë se kjo pandemi ka dëshmuar se Gjermania nuk menaxhon me sukses krizat të tilla./dw/
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës