Google ADS

Bushati: Urime Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së  Kosovës!

23:47 | 4 Prill 2021
Trina Galanxhi

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Kosovës.

“Urime Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së  Kosovës! Vjosa ka dëshmuar kapacitet politik, ndershmëri, qendrueshmëri ndaj idealeve që beson dhe karakter, cilësi të cilat nuk prodhojnë sukses të menjëhershëm në politikë. Për këtë, Vjosës i’u desh të paguante një “çmim”, për t’ia nisur nga fillimi e për të mbërritur në krye të shtetit. Falë mbështetjes së njerëzve dhe jo përmes intrigave të politikës. Uroj që Vjosa të jetë siç thotë Presidente e të gjithëve, ta ushtrojë këtë detyrë me të njejtat cilësi, në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Përgëzime të gjithëve! Urime Kosovë”,- shkruan Bushati në mesazhin e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme