Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se Aleanca qëndron faqebardhë në ruajtjen e sistemit kushtetues së demokracisë republikane.
“Votat e kontrabanduara në këtë proces tregojnë se Vetëvendosje dhe Guxo nuk guxojnë. Sistemi njëpartiak dhe i kapur sapo filloi. Aleanca do të jetë zë i ndërgjegjjes së popullit, shtyllë kushtetuese dhe mbrojtëse e ekonomisë së tregut të lirë. Urime deputetëve që morën pjesë duke i përfshirë edhe ata të pazarit të natës që lan parimet për përfitime të atypëratyshme.Lufta për demokraci fillon sonte”, shkruan Haradinaj.
Ai ka ftuar politikanët dhe qytetarët e vullnetit të mirë të mbrojmë së bashku vlerat e Kushtetutës dhe shtetit të lindur nga gjaku i lirisë./arbresh.info/
Abdixhiku: LDK-ja do të ushtrojë rolin opozitarë përballë një pushteti absolut
PDK: Presidentja doli nga pazaret e pista, ajo do t’i shërbejë vetëm Kurtit
Mevlani flet për videon e ish-të dashurës: Ka qenë e tepruar...
Panairi i Librit ul siparin, Tom Kuka shpallet autori më i m...
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës