Google ADS

Basha uron Osmanin: Do të mundësojë unifikimin e faktorit politik të Kosovës

Lulzim Basha
20:58 | 4 Prill 2021
arbresh.info

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në urimin për Vjosa Osmanin shprehë besimin se kjo do të mundësojë unifikimin e faktorit politik të Kosovës për të adresuar drejt sfidat që vendi ka përpara.

“Garantimin e sovranitetit dhe integritetit territorial, antarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë dhe progresin drejt integrimit euroatlantik”, thuhet në urimin e Bashës.

PD-ja, sipas Bashës do qëndrojë në krah të Kosovës, në mbështetje të qytetarëve dhe institucioneve të saj, për t’i përballuar së bashku të gjitha sfidat e për të forcuar bashkëpunimin mes nesh në dobi të zhvillimit dhe mirëqënies së qytetarëve tanë.

“Punë të mbarë Presidente Osmani!”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme