Google ADS

Kundërkandidati i Osmanit: Për mua nuk është humbje

20:05 | 4 Prill 2021
arbresh.info

Kundërkandidati i Vjosa Osmanit, Nasuf Bejta ka reaguar pasi kjo e fundit u bë presidente.

Bejta me anë të një postimi tha se kjo për të nuk është humbje, por fitore e të gjithëve.

Ai u shprehë se është i bindur që Osmani do ta përfaqësoj dinjetetshëm shtetin e Kosovës.

Vjosa Osmani mori 71 vota, kurse Nasuf Bejta nuk mori asnjë votë në rundin e tretë.

Postimi i plotë:

Urime presidente, urime Kosovë!

Të humbësh garën nga një kandidate siç është zonja Vjosa Osmani, për mua nuk mund të konsiderohet humbje. Kjo është fitore e të gjithë neve.

Ishte nder që i shërbeva interesit shtetëror dhe në këtë mënyrë, u përmbyll vullneti i qytetarëve i shprehur me 14 shkurt.

Ky vullnet konsiston me faktin që vendi duhej të bëhej me president.

Jam i bindur që zonja Osmani do ta përfaqësoj dinjitetshëm shtetin tonë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme