Google ADS

Rikthehen linjat e ndërprera ajrore në Aeroportin e Shkupit

15:41 | 4 Prill 2021
A. B.

Me orarin veror të fluturimeve kthehen shumica e linjave ajrore që ishin ndërprerë në vitin 2020 me mbylljen e aeroportit në Shkup. Bëhet fjalë për një numër të madhe të linjave të aviokompanisë Vizer, si dhe rutës Shkup-Varshavë të aviokompanisë polake LOT. Janë paralajmëruar edhe fluturime çarter nga Shkupi deri në Antali të Turqisë për periudhën nga maji deri në tetor nga pesë aviokompani. Paralajmërimet e këtilla pritet të rrisin numrin e udhëtarëve, që, si edhe vitin e kaluar pas fillimit të pandemisë, ashtu edhe në dy muajt e parë të këtij viti shënon rënie prej 70 për qind raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, zhvillimi i mëtejshëm i komunikacionit ajror do të varet nga vendimet e qeverive në lidhje me pandeminë e kovidit.

“Numri i linjave ajrore që fluturojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit në kuadër të orarit të veror të fluturimeve për vitin 2021, mbetet pothuajse i njëjtë. Në orarin dimëror të fluturimeve kemi pasur 10 aviokompani që fluturonin nga aeroporti i Shkupit, edhe atë: Er Serbia, Ejxhian erlajns, Austrian erlajns, Edelvajs, Çer erlajns, Kroacia erlajns, Pegasus erlajns, Turkish erlajns, Vindrouz erlajns dhe Vizer. Tani, në orarin veror të fluturimeve, që fillon nga fundi i marsit deri në fund të tetorit, do të kemi edhe një aviokompani, e kjo është LOT-i polak. Ata paralajmëruan se do të kthehen në tregun e Maqedonisë me fluturimet në relacionin Shkup-Varshavë, nga qershori deri në tetor, që u ndërprenë nga fillimi i pandemisë në vitin 2020, dekaluan për AIM-n nga TAV Maqedoni, koncesionar në aeroporteve në shtet.

Numri i destinacioneve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit në orarin dimëror të fluturimeve ishte 22, ndërsa tani aviokompanitë kanë paralajmëruar gjithsej 41 destinacione të rregullta, gjë që, sipas TAV-it, do të thotë se tani janë duke u kthyer shumica e linjave që ishin ndërprerë në vitin 2020 me mbylljen e aeroportit. Krahas linjave/destinacioneve të rregullta ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, pesë aviokompani të ndryshme kanë paralajmëruar fluturime çarter nga Shkupi deri në Antalia në Turqi, duke filluar nga maji deri në tetor. Këto janë Turkish erlajns, Pegasus erlajns, Korendon erlajns, San Ekspres dhe Fribërd Airlains.

Megjithatë, bëjnë të ditur nga TAV Maqedonia, për shkak të mjedisit tejet të pasigurt të biznesit në avioindustrinë, që është rezultat i ndryshimeve të shpejta në politikat e vendeve të ndryshme për hyrje në në territorin e tyre, e që bëhen për shkak të Kovid-19, presim ndryshime të mundshme në frekuencat e fluturimit të destinacioneve të paralajmëruara, si dhe anulime të mundshme të disa prej destinacioneve të paralajmëruara nga Aeroporti i Shkupit, ashtu siç ndodhi vitin e kaluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme