Pse qenka fajtore Vjosa Osmani?
Vjosa Osmani e shfrytëzoi të drejtën Kushtetuese dhe u kandidu për Deputete të Kuvendit të Kosovës, njëherit u ofrua edhe për Presidente të Republikës. Në zgjedhjet e 14. shkurtit ishin dy nominime, duke kërkuar votën, për postin e Presidentit.
Vjosa Osmani i mori mbi 300.000 vota popullore, duke u berë më e votuara në historinë e zgjedhjeve në Kosovën e pasluftës.
Vjosa Osmani po e shrytëzon të drejten, e pamohuar, Kushtetuese dhe po kandidon për Presidente para Deputetëve të Kuvendit të Kosovës duke i plotësuar, paraprakisht, kriteret e përcaktuara me Kushtetutë nënshkrimet e 30 Deputetëve dhe moshën mbi 35 vjeq.
Vjosa Osmani nuk po e pengon askend që të i plotëson po këto kritere dhe të kundërkandidon. Në Kuvend janë edhe 90 Deputet me mundësi qe të i kandidojnë edhe tre kandidat/ e të tjerë/ a.
Çka po kërkohët tani nga Vjosa Osmani dhe pse?
Kush e ka ate të drejtë me ia mohu Vjosa Osmanit kandidimin për Presidente në një votim të fshehtë në Kuvendin e Kosovës?
Pse ky presion aqë i tmerrëshëm psiqik mbi një grua dhe nënë, me akuza, të pabaza dhe të pandershme,që po e bllokon Kosovën?
Nuk ka të drejtë as Albin Kurti dhe askush me ia mohu të drejtën e kandidimit Vjosa Osmanit.
Deputetët janë ata/o që kan të drejtë me votë të fshehtë të vendosin për cilin do kandidat/e në garë. Vota e qytetarëve , dhe Kushtetuta,i obligon me i formu institucionet e Shtetit.
Eksperti i sigurisë, Naim Maloku
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...