Google ADS

Haxhiu: I bëjmë ftesë edhe Xhavit Halitit që të vijë nesër dhe të votojë

00:17 | 4 Prill 2021
Trina Galanxhi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit ndoshta mund të vazhdojë nesër.

Haxhiu është pyetur nëse kanë komunikuar me deputetin e PDK-së, Xhavit Haliti i cili tha se nuk ishte njoftuar për seancë dhe është jashtë vendit, por që se nëse do të ishte në Kosovës do të kishte marrë pjesë në seancë.

“Meqë ai ka shprehur vullnetin e tij për të votuar atëherë shpresoj që të jetë nesër në sallë. Natyrisht se i bëjmë ftesë edhe Xhavit Halitin që të vie nesër dhe të votojë. “Do të shtyhet seanca, prandaj besoj se do të vazhdojë nesër”.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka njoftuar se seanca për votimin e Vjosa Osmanit për Presidente do të shtyhet për nesër, e diel, në ora 17:00.

Kjo siç njoftoi Konjufca, pas kthimit nga pauza, për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm për zgjedhjen e presidentit.

Ndryshe, më herët, mosvotimi i tre deputetëve të LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanajt, e ka pamundësuar kuorumin për votimin për zgjedhjen e presidentit, edhe në përpjekjen e dytë.

Teksa për kuorum duhen 80 vota, në rundin e parë morën pjesë në votim 79, prej 82 deputetëve që ishin të pranishëm në sallë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme