Interi ka marrë një fitore të vështirë në udhëtim te Bologna me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Serie A.
Ekipi i Antonio Contes ka vazhduar serinë mahnitëse duke arritur edhe fitoren e nëntë me radhë në kampionatin italian.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, por mysafirët ishin më konkret duke shënuar golin e vetëm.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 32-të dhe ishte Romelu Lukaku, i cili shënoi nga afërsia për 0-1.
Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e barabartë, me të dyja skuadrat që patën rastet e veta, transmeton telegrafi.
Megjithatë, edhe përkundër rasteve nga të dyja ekipet, portat mbeten të paprekura në këtë pjesa dhe Interi iu gëzua në fund fitores 1-0.
Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten në pozitën e parë me 68 pikë apo tetë më shumë se Milani i dyti me një ndeshje më shumë, ndërsa Bologna zë vendin e 11-të me 34 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët e presin në shtëpi Sassuolon, ndërsa Bologna udhëton te Roma.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...