Persona të armatosur në Haiti kanë marrë peng priftin dhe tre persona tjerë, brenda kishës gjatë meshës që transmetohej drejtpërdrejtë në Facebook.
Siç raporton Reuters duke u thirrur në të përditshmen “Miami Herald”, gjithë ngjarja e tmerrshme është transmetuar drejtpërdrejtë në Facebook dhe YouTube, e sulmi ka ndodhur në kishën Adventista në periferi të Port-o-Prence, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, i biri i priftit Gregor Figaro, ka thënë se 10 persona të armatosur kishin mbërritur në kishë me dy vetura – duke rrëmbyer babanë e tij dhe tre tjerë.
Haiti viteve të fundit ka regjistruar rritje të rasteve të dhunës, e në mesin e aktiviteteve kriminale, në veçanti më të shpeshta janë rrëmbimet e njerëzve.
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...