Mbi 700 punonjës shëndetësor janë vaksinuar sot kundër Covid-19

22:51 | 3 Prill 2021
Arditë Shkodra

Mbi 700 profesionistë shëndetësor dhe nëpunës të institucionet shëndetësore publike janë vaksinuar sot me vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ku thuhet se fushata për vaksinimin e profesionistëve shëndetësor do të vazhdoj me intensitet më të shtuar edhe gjatë ditëve në vijim, transmeton arbresh.info

“Ekipet e shëndetësore të vaksinimit nga komuna të ndryshme të Kosovës po kryejnë punë të mrekullueshme dhe me profesionalizëm, ndërsa ata po mbështeten nga Komiteti për vaksinim kundër COVID-19, ekipi menaxhues i Qendrës së vaksinimit në “1 Tetori”, UNICEF-i dhe vullnetarët e palodhshëm”./arbresh.info/

Mbi 700 profesionistë shëndetësor dhe nëpunës të institucioneve shëndetësore publike janë vaksinuar sot me vaksinën…

Posted by Ministria e Shëndetësisë on Saturday, April 3, 2021

Të ngjashme