Ambasadori britanik në vendin tonë, Duncan Norman reagoi në një postim në rrjete sociale për fletën e votimit. Ai thotë se është e rëndësishme që palët të bien dakord në kohë në mënyrë që zgjedhësit të kenë mundësinë që të njihen me të. Norman thekson gjithashtu se fletët e votimit duhet të jenë të qarta.
“E rëndësishme që fletët e votimit të dakordësohen në kohë, për t’u dhënë votuesve mundësi të përshtatshme të familjarizohen përpara Ditës së Zgjedhjeve. Por ato duhet të jenë gjithashtu të qarta, që votat të numërohen për partinë dhe kandidatin sipas synimit të votuesit”, shprehet në postimin e tij në Twitter, ambasadori britanik.
Më herët një reagim pati edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim.
“Kujtesë: Është absolutisht e rëndësishme për autoritetet të sigurojnë që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve te jenë të drejta, në kohë dhe transparente. Çdo gjë më pak do të ishte dëm për votuesit dhe një hap prapa për demokracinë”, u shpreh Kim.
Reagimet vijnë pasi Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve në KQZ vendosi që fleta e votimit për zgjedhjet e 25 Prillit të jetë me numra, duke pranuar kërkesën e Partisë Socialiste që njëkohësisht rrëzoi propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për fletën e votimit me emra.
Pas këtij vendimi, reagoi edhe Partia Demokratike, e cila e quajti këtë një truk të pistë, që tregon se Rama është i turpëruar nga kandidatët e tij për deputetë. Partia Demokratike do ta ankiomojë vendimin në Kolegj Zgjedhor, për të kërkuar që fleta e votimit të jetë me emra, të renditura në mënyrë vertikale./tvklan.al
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...