Google ADS

Veliu, Hoti e Selmanaj as nuk lëvizin kur thirren për votim

20:54 | 3 Prill 2021
L G

Ani pse Komisioni për Verifikimin e Votave të deputetëve thirri emrat e tyre, Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj, as nuk  lëvizën nga vendi i tyre për të hedhur votën e tyre për zgjedhjen e Presidentit të vendit.

Duket se  Hoti, Selmanaj dhe Veliu kanë vendosur vetëm të jenë prezentë në sallë gjatë votimit për zgjedhjen e Presidentit, për të cilën pozitë po konkurron ish-partiakja e tyre Vjosa Osmani- Sadriu, por jo edhe të marri pjesë në votimi, shkruan arbresh.info.

Raportet mes Osmanit dhe tre ish bashkëpartiakët e saj ishin acaruar para se Osmani të largohej nga LDK./arbresh.info/

Të ngjashme