Meta shpërndan thirrjen e George Frendos drejtuar të rinjve: Shqipëria ka nevojë për ju

18:52 | 3 Prill 2021
Arbresh.info

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shpërndarë mesazhin e kryeipeshkvit metropolit Tiranë-Durrës, George Frendo në vigjilje të festës së Pashkëve.

Meta thotë se i bashkohet thirrjes së tij drejtuar në veçanti të rinjve.

Frendo i drejtohet të rinjve me fjalët: “Shqipëria ka nevojë për ju! Jeni e ardhmja e saj!”.

“Në vigjilje të festës së shenjtë të Pashkëve, një mesazh i mençur dhe frymëzues vjen nga Mons. George Frendo.

Duke e falenderuar Presidentin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe të gjithë udhëheqësit tanë të ndritur fetarë, që në momentet më kritike për vendin dhe në ditët më të vështira për çdo shqiptar në nevojë, kanë sjellë shpresë për kapërcimin e çdo sfide, i bashkohem thirrjes së Tij drejtuar në veçanti të rinjve: “Shqipëria ka nevojë për ju! Jeni e ardhmja e saj!”, shkruan presidenti Meta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme