Ambasadori italian, Orlando: Është koha që deputetët të vendosin interesin e shtetit para gjithçkaje

18:18 | 3 Prill 2021
Arditë Shkodra

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando është deklaruar lidhur me çështjen e presidentit.

Orlando tha se është rrugës për në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjet presidenciale.

“Siç thashë më parë, kjo është koha që të gjitha partitë dhe deputetët të veprojnë me përgjegjësi, të vendosin interesin e vendit para gjithçkaje duke marrë pjesë në proces”, tha ai.

Tutje Orlando theksoi se bojkotimi nuk do t’i sjellë dobi askujt.

“Suksese#Kosovë”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme