Pas shtyrjes së regjistrimit për në shtator, do të duhet të bëhen ndryshime edhe në metodologjinë për regjistrim.
Kryeministri Zoran Zaev, deklaroi se në takim me kreun e VMRO-DPMNE-së kanë biseduar edhe për këtë çështje.
Zaev thotë se në metodologji do të bëhen vetëm ndryshime teknike, më konkretisht në pjesën e regjistruesve të cilëve deri në shtator mund tu ndryshojë edhe statusi i punës ose mund ta lëshojnë vendin. Por sipas kryeministrit, aspak nuk mund të bëhen ndryshime esenciale të metodologjisë.
“Biseduam me z. Mickovski për metodologjinë, por për pjesën teknike, gjë që është shumë e logjikshme për shkak se disa muaj është anuluar regjistrimi, ndërsa qytetarët që u paraqitën në regjistrim dhe u zgjodhën si regjistrues nuk mund të mbesë garanci se do të mbesin si regjistrues, pasi sipas kritereve, që të paraqiten si regjistrues duhej të jenë qytetar të papunë, ndërsa në këtë periudhë mund të punësohen, dikush mund të ikë. Bëhet fjalë për aspekte teknike për shkak se është e palejuar të hyjmë në esencën dhe strukturën e metodologjisë pasi ajo është konfirmuar nga Eurostat e gjithsesi edhe nga partitë tjera politike”, tha Zoran Zaev, kryeministër./alsat
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...