Google ADS

Basha: Do merrni dëmshpërblim për shtëpitë e prishura, detyra ime për të përfunduar legalizimet

16:31 | 3 Prill 2021
Arbresh.info

Kryedemokrati Lulzim Basha u takua me banorët e ish-Uzinës së Autotraktorëve nga ku përsëriti ndjesën e kërkuar për procesin e legalizimeve që nuk u mbyll dot në kohë 8 vite më parë dhe u zvarrit më pas sipas tij nga socialistët. Basha u shpreh se atë ndjesë e konsideron detyrë në mënyrë që në momentin e marrjes së pushtetit , të marrin legalizimin të gjitha ata që u është mohuar pa të drejtë.

“Problemet kryesore kudo nё Tiranë e nё Shqipëri nuk ka nevojë t’ua tregoj unё se unё kam qenё nё shtëpitë tuaja, kam qenё nё ato dyqane, nё ato biznese tё vogla por dhe tek prodhuesit e mëdhenj dhe e dinё fare mirё se çfarë po ndodh. Taksat janë rritur, çmimet janë rritur, kosto e jetesës ёshtё bёrё e papërballueshme, rinia po largohet pёr shkak tё vendeve tё punës dhe gjithё kjo krizë ka ardhur si rezultat i dështimeve tё këtyre 8 viteve. Pёr 8 vite me radhë megjithëse premtoi se dhe po tё çoheshe Enver Hoxha prej varri nuk do i prekte shtëpitë e shqiptarëve, kjo qeveri dhe ky kryeministёr kanё krejtësisht të kundërtën.

Kështu ka ndodhur edhe me shumë familje që e kanë pësuar edhe në këtë zonë dhe unë dua në radhë të parë t’ju siguroj se i qëndroj 100% atij zotimi që kam marrë para 5 vjetësh. Ju siguroj që do të bëj gjithçka që këto para të mos paguhen nga taksat e shqiptarëve, por nga pasuritë e atyre që këto 8 vjet kanë zhvatur, kanë zhvatur buxhetin e shtetit, kanë zhvatur pasuritë e shqiptarëve. Pushtetarët e korruptuar të parët nga i pari tek i fundit edhe ortakët e tyre.

Unë ju garantoj që asnjë familje e vetme në këtë zonë nuk do të vuaj më siç ka vuajtur këto 8 vite padrejtësitë e Edi Ramës. Ju kujtoj edhe njëherë shembullin e atyre familjeve në Bulevard ku ka dy shembuj. Shembulli i parë kur i morën paratë edhe pse s’kishte përfunduar procesi i legalizimit dhe arritën të sigurojnë një strehë tjetër për familjet e tyre që është mënyra e duhur se si politika e drejtë zgjidh një problem apo një ngërç dhe shembullin e dytë kur i flaku në mes të rrugës dhe i futi gazin lotsjellës fëmijëve pesë vjeç duke fjetur në orën gjashtë të mëngjesit dhe i la ata njerëz në mes të katër rrugëve.

Në ato raste kur punët publike do të kërkojnë shpronësime, shpronësimi do të bëhet me vlerën e tregut dhe ju do të merrni paratë për të siguruar një strehë për familjen tuaj. Ndërkohë që do të punojmë fuqishëm që kjo zonë e harruar, jemi këtu si me qenë në një vend të botës se tretë, kjo zonë e harruar e kryeqyteti të marrë vëmendjen e duhur në infrastrukturë, do të thotë tek ujësjellësi, te kanalizimi, te shtrimi i rrugëve, por edhe vëmendjen e duhur për zhvillim ekonomik. Sot është dita për t’ju thënë që më 25 Prill atë ndjesë që ju kam kërkuar që nuk e përfunduam procesin e legalizimit unë e konsideroj detyrë për ta çuar atë proces deri në fund në mënyrë që të gjithë ju të përfitoni legalizimin që është vonuar me të padrejtë dhe në shumë raste për të cilin keni paguar në të bardhë e në të zezë e s’keni marrë atë që meritoni. Ky është zotimi që kam para jush si kryeministër i ardhshëm. Do merrni dëmshpërblim për shtëpitë e prishura”, u shpreh Basha./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme