Deputeti të listës së Vjosa Osmanit, Haxhi Avdyli, ka përjashtuar mundësinë që vendi të shkoj në zgjedhje të shpejta.
Avdyli në Facebook ka shkruar se zgjedhjet në Kosovë do të mbahen pas 4 vitesh.
“E riamendamentojmë Ligjin për zgjedhjet, e nesër (sot) e votojmë Vjosën për Presidente. S’ka zgjedhje, krijohet stabiliteti institucional. Opozita konsolidohet, Qeveria vazhdon punën. Zgjedhjet bëhen pas 4 vitesh , me reformë të thellë zgjedhore. Kaq”, ka shkruar Haxhi Avdyli.
Ndryshe sot qeveria ka miratuar ndryshimet në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.
Kryeministri Albin Kurti, tha se ndryshimet në këtë ligj iu mundësohet qytetarëve që jetojnë jashtë vendit, të mund të votojnë në ambasadat dhe konsullatat që Kosova ka nëpër botë.
Ndaj këtij vendimi ka reaguar opozita e cila ka paralajmëruar shkuarje në zgjedhje nëse ndryshimet e tilla nuk tërhiqen nga Kurti.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë