Autoritetet në Brazil, në San Paulo, janë duke zbrazur varret e vjetra me shpejtësi për të krijuar vend për një numër në rritje të viktimave nga infeksioni i koronavirusit.
Sipas zyrtarëve, një numër rekord i vdekjeve nga koronavirusi u regjistrua këtë javë, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Pamjet tregojnë punëtorë me maska dhe mjete mbrojtëse në varrezat Villa Formosa në Sao Paulo duke gërmuar radhë varresh. Skena të ngjashme ndodhin në varrezat e tjera të qytetit, dhe shumë prej tyre qëndrojnë të hapura deri në orën 10:00.
Sipërmarrësit duhej të përshpejtonin procesin e pastrimit të zakonshëm të varreve të vjetra për të krijuar më shumë hapësirë për fluksin ditor të arkivoleve të rinj, disa prej të cilave mbërrijnë në autobusë të përshtatur shkollorë.
Të martën kishte më shumë se 400 funerale në Sao Paulo, më së shumti që nga fillimi i pandemisë.
Brazili ka regjistruar 70,238 raste të reja të koronavirusit dhe 2,922 vdekje të mëtejshme, raporton Reuters.Vendi ka regjistruar më shumë se 12.9 milion raste në total dhe më shumë se 328,000 vdekje./arbresh.info/
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...