Një oficer që ruante ndërtesën e Kongresit në Shtetet e Bashkuara humbi jetën, pasi u godit nga një makinë.
Sulmi ndodhi pasditen e së premtes dhe një tjetër oficer u plagos, konfirmoi policia.
Sulmuesi i dyshuar u qëllua për vdekje nga autoritetet e rendit, pasi doli nga makina me thikë.
Policia e rrethoi dhe mbylli ndërtesën e Kongresit, pas incidentit.
Shqetësimet për një sulm të mundshëm në Kongres janë rritur qysh më 6 janar, kur mijëra mbështetës të ish-presidentit Donald Trump e kanë sulmuar dhunshëm këtë institucion.
Në këtë incident kanë mbetur pesë njerëz të vrarë, përfshirë një polic.
Mijëra oficerë të Gardës Kombëtare janë shpërndarë atëbotë për të ndihmuar në ruajtjen e ndërtesës.
Polici i vrarë nëfoto. /rel/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën